VMRO-ja nuk zbardh detajet mbi shumicën e re parlamentare

VMRO-DPMNE-ja vazhdon të mos zbardh detaje se me cilat parti politike konkretisht negocion për formimin të shumicës së re parlamentare, mundësi të cilën të mërkurën e paralajmëroi kryetari Hristijan Mickovski.  Pas opozitës shqiptare edhe “E Majta” sot kanë mohuar të kenë negociuar me VMRO-në për formim të shumicës parlamentare, megjithatë, shtojnë se dëshirojnë rrëzimin e Qeverisë së Zaevit.

Momentalisht nuk bëjmë negociata, as nuk jemi kontaktuar për formimin e shumicës së re parlamentare. Duke u nisur nga qëndrimi jonë se kjo Qeveri jopopullore e Zaevit patjetër të bjerë sa më shpejtë, çdo përpjekje për formimin e shumicës së re parlamentare është për tu përshëndetur’ deklaroi Borisllav Kërmov, “E Majta”.

Të njëjtën një ditë më parë e theksuan edhe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa se nuk janë në negociata me VMRO-DPMNE-në por mbështesin çdo iniciativë që do të çonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nga BDI thonë se nuk mendojnë se ka nevojë për shumicë të re parlamentare, ndërsa theksojnë se për momentin janë të fokusuar në realizimin e programit parazgjedhor.

 Andaj nuk ka as kohë, as dëshirë e as vullnet që të jetë pjesë e skenarëve të ndryshëm. Përkundrazi ne respektojmë vullnetin e qytetarëve dhe jemi këtu për të realizuar programin tonë për mandatin 2020-2024’ pohoi Arbër Ademi, deputet i BDI-së.

 Nga LSDM edhe sot përsëritën qëndrimin e një dite më parë se jo që nuk do të ketë shumicë të re nga opozita, por se partitë në pushtet shumë shpejtë do të zgjerojnë shumicën parlamentare edhe me deputetë të opozitës të cilët, sipas LSDM-së pëlqejnë politikat e pushtetit. Shumica parlamentare aktualisht numëron 62 deputet ndërsa 58 opozitës, të cilës për të formuar shumicë të re, i nevojiten edhe 3 deputet.

MEfail Ismaili

 

LEXO EDHE:

Back to top button