Kryeqyteti vazhdon të jetë ndër qytetet më të ndotura në botë. Sipas të dhënave të platformës IQAir, Shkupi me indeks të ndotjes është në vendin e gjashtë në botë, ndërsa në Evropë qyteti i dytë më i ndotur. Nga qytetet e tjera të rajonit, vetëm Sarajeva është në gjendje më të keqe dhe renditet e treta në botë për ndotjen e ajrit. Në krye të listës së qyteteve më të ndotura është Delhi i Indisë, me nivelin më të lartë, ndërsa vendin e dytë e zë qyteti Lahore në Pakistan. Shkupi vazhdon të luftojë kundër ndotjes edhe këtë vit, veçanërisht në periudhën e dimrit kur trafiku dhe ngrohja e amvisërive shtojnë edhe më shumë praninë e grimcave të dëmshme në ajër. /Alsat.mk
353 Less than a minute








