Zgjedhjet në Kosovë, Rohde tregon rregulloren për tubimet partiake në tokën gjermane

Zgjedhjet në Kosovë, Rohde tregon rregulloren për tubimet partiake në tokën gjermane

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka njoftuar lidhur me rregulloren specifike të Gjermanisë për zhvillimin e fushatës.

Sipas Rohde kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane.

Ai ka potencuar se në përgjithësi, leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rohde ka thënë se e ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe partitë politike për këtë rregullore specifike.

“Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Kosovë, ne kemi informuar Ministrinë e Jashtme dhe partitë politike për rregulloren tonë specifike. Kjo ka të bëjë me ngjarjet e fushatës për zgjedhjet në Kosovë që zhvillohen në tokën gjermane”, tha Rohde.

Krerë të partive politike në Kosovë kanë filluar të zhvillojnë takime me diasporën përgjatë këtyre muajve.

LEXO EDHE:

Back to top button