Shkupi në aksion kundër mushkonjave, realizohet faza e katërt e dezinfektimit
Në orët e vona të mbrëmjes, deri në orët e hershme të mëngjesit, në zonën e qytetit të Shkupit u krye faza e katërt e dezinfektimit tokësor kundër mushkonjave, njoftoi kryetari i bashkisë Orce Gjorgjievski.
“Kjo është një masë e rëndësishme parandaluese për të mbrojtur shëndetin publik, për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive dhe për të siguruar një mjedis jetese me cilësi më të mirë për qytetarët.”
Aktiviteti u zhvillua në përputhje me programin dhe dispozitat ligjore që rrjedhin nga Ligji për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive, si dhe Elaboratin e paraqitur nga Qendra për Shëndet Publik.
Trajtimi në kohë është çelësi për parandalimin e shfaqjes masive të mushkonjave në periudhën e verës. Qyteti i Shkupit vazhdon me aktivitete sistematike, në kohë dhe të përgjegjshme për të mbrojtur qytetarët.
“Dy faza të tjera të dezinfektimit do të kryhen në ditët në vijim, me qëllim mbrojtjen e plotë dhe efikase të territorit të qytetit”, njoftoi kryebashkiaku.








