Shkupi së shpejti do të bëhet “smart city”

" "

Shkupi së shpejti do të bëhet qytet krejtësisht i zgjuar, ose “smart city”. Telekomi i Maqedonisë është në fazën përfundimtare të zbatimit të teknologjisë inovative dhe të avancuar, me të cilën kryeqyteti do të fitojë mjedis jetësor më të shëndetshëm, kosto të reduktuara, shërbime më të mira, komunikim dhe siguri më të madhe. Nga Telekomi i Maqedonisë thonë se deri më tani ata kanë instaluar 10 mijë drita inteligjente, sensorë parkimi, stacione për monitorimin e parametrave të mikroklimës, pajisje për matjen e konsumit të ujit dhe të ngjashme.

“Unë besoj se kjo do të kontribuojë në rrugë më të sigurta, do të kontribuojë në trafik më të rregulluar, parashikueshmëri në lidhje me resurset që janë në dispozicion për parkim. A ka vend parkimi në një vend të caktuar, ose jo. Përdorim më i mirë i resurseve natyrore, siç është uji, vendet ku ndodh humbja e ujit ose lidhja e paligjshme”, deklaroi Nikola Ljushev, Drejtor Ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button