Shkupi, Sileksi dhe Struga, njihen me kundërshtarët

Janë mësuar kundërshtarët e mundshëm për skuadrat pjesëmarrëse në garave evropiane nga Maqedonia. Skuadra e FC Shkupit është bartës në raundin e parë eliminatore të Ligës së Konferencësnë Evropë, ndërsa kundërshtarët e mundshëm janë: Sfintull xhorxh nga Moldavia, Dinamo Batumi nga Gjeorgjia, Llapi nga Kosova dhe Urartu nga Armenia.

Debutuesi në garat evropiane , Struga Trim Lum, mund të përballet me : Runavik nga Ishujt Faroe, Lipaja nga Letonia, Spartak Trnava nga Sllovakia, Dundalk nga Irlanda dhe Bridablik nga Islnda.

Edhe skuadra e Sileksit, është jobartëse, ndërsa kundërshtari më i njohur në grupin e skuadrës nga Kratova është Fehervari nga Hungaria, ku luan edhe reprezntuesi i Maqedonisë, Visar Musliu. Ndërsa kundërshtarët e tjerë janë: Sutjeska nga Mali i Zi, Petroklub nga Moldavia, Shiroki Brijeg nga BeH.

Hedhja e shortit për Ligën e Konferencave, do të zhvillohet në orën 13.00.

LEXO EDHE:

Back to top button