Me sa duket Loredana po përgatit një projekt të ri, thuhet se do të bashkëpunojë me reperin gjerman

Loredana është një nga nga reperet më të suksesshme të momentit. Sa herë flitet për të vëmendja është maksimale dhe në fakt ajo u ka dhënë vetë shkak mediave që të shkruajnë për të përmes provokimeve të shpeshta që bën në rrjete sociale.

Së fundmi ajo ka nxitur kureshtjen e të gjithëve me disa postime që i ka publikuar së fundmi në Instagram dhe të gjithë po aludojnë se në horizont po shfaqet një bashkëpunim mes Loredanës dhe reperit gjerman Bausa.

Për shumë gjatë, fansat e huaj të Loredanës kanë shpresuar për një bashkëpunim mes dyshes dhe duket se këto ëndrra bashkëpunimi shpejt mund të bëhen realitet.

Më herët, ajo ka dhënë një intervistë për revisëtn gjermane “Grazia” ku ka treguar disa fakte rreth jetës së saj.

Reperja shqiptare ka treguar se ëndrra e saj është që të ketë një familje të madhe dhe dëshiron të ketë 5 fëmijë në të ardhmen. Ajo thotë se gjëja që e bën më shumë të lumtur për momentin është koha që kalon me familjen e saj, praktikisht me Mozzik dhe Hanën. Loredana tregon se stili i saj ka ndryshuar shumë që nga momenti që është bërë nënë dhe se tani i pëlqen shumë të veshë rroba të gjera.

Loredana thotë se 3 ngjarje të rëndësishme në jetë si: lindja e Hanës, vdekja e babait dhe publiikimi i këngës “Sonnenbrille”, e kanë formuar. Ajo shprehet se modeli i saj në jetë është vetvetja dhe askush tjetër. Ajo tregon se pasioni i saj i fshehtë janë takat e larta. Loredana zbulon se ka blerë disa prej tyre, por kurrë nuk i ka veshur, sepse është fanse e madhe e këpucëve të sheshta.

LEXO EDHE:

Back to top button