Lidhja e Jennifer Lopez me Ben Affleck, ja çfarë mendon e ëma e Jennifer

Mamaja e Jennifer Lopez duket se është shumë e lumtur për rikthimin e së bijës me Ben Affleck. Thuhet se Guadalupe Rodriguez  i ka dhënë që në fillim aprovimin kësaj lidhje.

“Në të kaluarën, nëna e Jennifer dhe Ben ishin shumë të afërt. Guadalupe e donte Benin. Ajo u trishtua kur ata nuk mundën ta rregullonin marrëdhënien e tyre vite më parë. Ajo është e entuziazmuar që ata janë përsëri bashkë”, tha një burim i afërt me J.Lo.

Ndër të tjera, burimi tha se është shumë e rëndësishme që çdo partner i Lopez të shkojë mirë me nënën e saj, sepse ato të dyja janë shumë të afërta me njëra-tjetrën.

“Jennifer i pëlqen që Ben dhe Guadalupe kaluan kohë në Las Vegas,” vazhdoi burimi, duke shtuar: “Ata të dy e duan kumarin dhe u argëtuan së bashku në hotelin Wynn.”

Aktori dhe Guadalupe Rodríguez u fotografuan së bashku në Vegas, ku sipas Page Six, Affleck po xhiron për një projekt të ri.

Nuk dihet nëse Rodríguez është e përfshirë në projekt apo thjesht po shoqëron dhëndrin e saj të ri. Ndërsa J.Lo nuk u pa në xhirime, por duket se nuk ishte nevoja që ajo të ishte e pranishme pasi marrëdhënia dhëndër dhe vjehrrë në këtë rast po shkon për mrekulli.

LEXO EDHE:

Back to top button