Shkupi sot u radhit në vendin e katërt në botë për nivelin e ndotjes së ajrit. Sipas të dhënave nga uebfaqja IQAir, sot në mëngjes Shkupi është qyteti i dytë më i ndotur në Evropë, dhe i katërti në botë. Të dhënat tregojnë se përqendrimi i grimcave PM2.5 është rritur me 15.7 herë mbi kufirin e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe arrin në 78.7 mikrogramë për metër kub, dhe grimcat PM10 kanë një përqendrim prej 83.9 mikrogramë. Në bazë të kategorive të platformës, ajri është shënuar si “i pashëndetshëm”, i cili mund të shkaktojë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. Qyteti më i ndotur në botë është Sarajeva. /Alsat.mk









