Shokarovski: Vdekshmëria në kardiokirurgji ka një tendencë uljeje
Shokarovski: Vdekshmëria në kardiokirurgji ka një tendencë uljeje

Ish-drejtori i Klinikës për Kardiokirurgji, Marjan Shokarovski përmes një konferencë për media duke adresuar çështje të rëndësishme që rrethojnë shkarkimin e tij. Ai ka ngritur pyetje lidhur me integritetin e procesit të shkarkimit dhe ka hedhur dyshime për një sulm të orkestruar kundër reputacionit të klinikës që ai dikur drejtonte.
Shokarovski ka sfiduar direkt metodat dhe motivet e ministrit në largim, Ilir Demiri, duke argumentuar se shqetësimet e shprehura nga ministri nuk justifikojnë një ndërhyrje kaq drastike në një institucion shëndetësor.
“Një nga anëtarët e Komisionit ka qenë kundërshtar i drejtorit të Klinikës gjashtë muaj më parë. Ekziston një shkencë në mjekësi që quhet statistika mjekësore dhe është një fushë përkatëse që mund dhe duhet të japë përqindjet.
Ajo që keni dëgjuar nga media të caktuara është një përzierje selektive dhe e plotë e numrave dhe diagnozave, në periudha kohore që u përshtaten atyre, për të treguar rezultate më të këqija dhe më sensacionale. Për shembull, në korrik 2023 u njoftua se janë operuar 12 pacientë – të dhënat nuk janë të sakta, janë operuar 22 pacientë. Për gushtin 2023 të dhënat janë 11 ndërsa janë operuar 14 pacientë, për muajin tetor të dhënat janë 8 dhe në fakt janë operuar 16 pacientë. Me sa duket, burimi i të dhënave u ka dhënë numra të gabuar dhe ata nuk janë munduar që të dëgjojnë palën tjetër”, tha Shokarovski.
Më tej ai përmendi një mospërputhje të madhe në interpretimin e statistikave të vdekshmërisë dhe kompleksitetit të pacientëve. Ai ka argumentuar se analiza e tij tregon që, pavarësisht nga një rritje e kompleksitetit të rasteve me rreth 20%, ka pasur një tendencë të qartë të uljes së vdekshmërisë, duke sfiduar pohimet që sugjerojnë të kundërtën. Këto të dhëna, sipas tij, janë vërtetuar nga parametri “Euroscore 2”, që tregon performancë më të mirë sesa është parashikuar.