Shpërdorimet në Ministrin e Bujqësisë, Nikollovski ka mohuar pohimet e Tripunovskit
Shpërdorimet në Ministrin e Bujqësisë, Nikollovski ka mohuar pohimet e Tripunovskit
Ish ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski ka mohuar pohimet e Tripunovskit. Nikollovki i cilësoi si të zbrazëta akuzat ndaj tij, duke i bërë thirrje ministrit aktual të bujqësisë që të njoftohet me procedurat dhe kompetencat e organeve. “Në Ministrinë e Bujqësisë ka mbi 11 mijë kontrata për qira të tokave dhe asnjë ministër nuk mund ta dijë se çfarë ndodh me çdo kontratë individuale, prandaj ekzistojnë njësi organizative të obliguara për menaxhimin e këtyre kontratave. Nëse konstatohet se një subjekt i caktuar ka përfituar subvencione në mënyrë të parregullt, ftoj institucionet që të nisin procedurë për kthimin e parave të paguara dhe të nisin procedurë pranë organeve kompetente, si dhe nëse Ministria e Bujqësisë ka konstatuar mospërputhje në lidhje me detyrimet për tokën, kjo është një bazë për ndërprerjen e tyre dhe pres përfundim në këtë drejtim” thuhet mes tjerash në reagimin e Nikollovskit. / Alsat.mk