Shpërthimi i fuqishëm në Iran/ 8 persona humbin jetën, shkon në 750 numri i të plagosurve

Shpërthimi i fuqishëm në Iran/ 8 persona humbin jetën, shkon në 750 numri i të plagosurve

Të paktën 8 persona humbën jetën nga një shpërthim i fuqishëm që ndodhi në portin Shahid Rajai në qytetin Bandar Abbas në jug të Iranit , ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar rreth 750.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur Irani kishte nisur raundin e tretë të bisedimeve me SHBA-në në Oman mbi programin e tij bërthamor.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është i qartë, por dyshohet se është shkaktuar nga materiale kimike.

“Shkaku i këtij incidenti ishte shpërthimi i disa kontejnerëve në portin Shahid Rajai. Aktualisht po analizojmë situatën dhe po transportojmë të plagosurit në qendrat mjekësore,” tha një zyrtar lokal për menaxhimin e krizave për televizionin shtetëror.

LEXO EDHE:

Back to top button