Vankuver/ Makina përplas turmën në festivalin e rrugës, disa të vdekur, arrestohet shoferi
Vankuver/ Makina përplas turmën në festivalin e rrugës, disa të vdekur, arrestohet shoferi

Disa persona kanë humbur jetën e shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet përplasi turmën e njerëzve që ishin mbledhur në një festival në qytetin e Vankuverit në Kanada bën të ditur policia lokale.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 20:00 me kohën lokale (03:00 me orën e tonë),në festivalin “Lapu Lapu Day Block Party”, që organizohet nga komuniteti filipinas, pranë 41st Avenue dhe Fraser Street, në British Columbia.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar dhe ndodhet në paraburgim.
Policia ka njoftuar se do të japë më vonë informacione të tjera “lidhur me hetimet mbi këtë ngjarje të rëndë.
Ngjarja ndodh një ditë para se në Kanada të mbahen zgjedhjet për rinovimin e Dhomës së Komunave, 28 prill. Kryeministri kanadez, Mark Carney, shkroi në platformën X se është “i tronditur” nga ngjarja.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për të afërmit e viktimave dhe të plagosurve, për komunitetin filipino-kanadez dhe për të gjithë banorët e Vankuverit. Jemi të gjithë në zi bashkë me ju,” shkroi ai.
Ai shtoi gjithashtu se “po e monitorojmë nga afër situatën dhe jemi mirënjohës ndaj forcave të shpëtimit për reagimin e tyre të shpejtë.”
Kryeministri kanadez, Mark Carney, shpalli zgjedhje të parakohshme: më 9 mars pasi fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Liberale dhe mori postin e ish-kryeministrit Justin Trudeau, i cili dha dorëheqjen pas një mandati që nisi në vitin 2015.
Festa e Ditës së ‘Lapu Lapus’ mban emrin e një luftëtari indigjen filipinas që udhëhoqi rezistencën kundër kolonizimit spanjoll në shekullin XVI.