Shpërthimi vullkanik, lind ishull i ri

Shpërthimi vullkanik, lind ishull i ri

Lind ishull i ri në Paqësor nga një shpërthim vullkanik nënujor në ishullin Iuo Jima në Japoni. Ishulli i ri, me një gjerësi rreth 110 metra, u krijua pasi shpërthimi hodhi copa të mëdha shkëmbi të grumbulluara në brigjet e ishullit Jima. Shpërthimet ndodhën çdo pak minuta ndërsa magma e kuqe, e nxehtë goditi ujin nën sipërfaqe, duke hedhur blloqe të mëdha shkëmbore më shumë se 50 metra në ajër. Shpërthimi çau sipërfaqen e oqeanit në të paktën dy vende, thanë kërkuesit në Universitetin e Tokios. Ata raportuan se ky nuk është shpërthimi i vetëm në ishull, por ka pasur shpërthime nënujore të vazhdueshme gjatë viteve. /Alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button