Shqipëri, 1.184 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 4013 testime nga të cilat 1184 kanë rezultuar me koronavirus, 796 qytetarë janë shëruar dhe 13 persona kanë humbur jetën, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Me bilancin e sotëm, Shqipëria ka kaluar pragun e 100 mijë të infektuarve, nga marsi 2020.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 5791 vaksina antivCOVID.

Që nga shpërthimi i epidemisë, me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 100.246 raste, prej tyre 63.329 janë shëruar, 35.251 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.666 persona./a2

LEXO EDHE:

Back to top button