Shqipëri, 13 viktima dhe 865 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 865 raste të reja me koronavirus nga 2,960 testime të kryera. Po ashtu, ministria e Shëndetësisë njoftoi se si pasojë e koronavirusit humbën jetën edhe 13 qytetarë të tjerë. Në total, numri i të infektuarve në Shqipëri shkon në 78,992 ndërsa ai i viktimave në 1393. Ndërsa, në 24 orët e fundit janë shëruar 498 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,922 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button