Shqipëri, 14 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19

14 viktima nga Covid janë raportuar ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë. Sipas autoriteteve gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 3974 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 1052 të prekur. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar 585 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 49,543 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button