Shqipëri, 19 viktima dhe 1.071 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 19 të vdekur dhe 1.071 raste pozitive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 97.909 dhe numri i të vdekurve në 1.636. Në orët e fundit janë shëruar 930 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 61.605 dhe raste aktive janë 34.668.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.848 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 432.502 testime për personat e dyshuar për COVID-19. Ministria ka njoftuar se procesi i vaksinimit ka filluar edhe në qytetin e Fierit.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin në qytetin e Fierit për personelin shëndetësor dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve.

“Gjatë ditës së sotme janë kryer 1.128 vaksinime anti-COVID për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4.177 vaksina anti-COVID”, ka theksuar Ministria Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button