Shqipëri, 256 raste të reja dhe 8 viktima nga Kovidi

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 256 raste të reja me COVID nga 2 538 testime të kryera në total. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë raporton se kanë ndërruar jetë 8 pacientë. Po ashtu janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button