Shqipëri, 396 raste të reja me COVID dhe 4 viktima

Në Shqipëri është shënuar një rekord i ri me të infektuar nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 396 raste të reja. Fatkeqësisht edhe katër qytetarë të tjetër nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm.

Po ashtu situata në spitalet e Tiranës vijon të jetë shqetësuese. Sipas të dhënave të fundit në spitale Covid po marrin trajtim 338 pacientë. Në 24 orët e fundit 105 persona janë shëruar nga sëmundja.

LEXO EDHE:

Back to top button