Shqipëri, 4 viktima dhe 125 raste të reja me koronavirus
Për herë të parë që nga shtatori i vitit të shkuar, në Shqipëri janë regjistruar 125 raste të reja me koronavirus. Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve, numri testimeve ishte 1,983 ndërsa hera e fundit që u regjistruan të paktën 120 raste ishte 28-29 shtatori i vitit që shkoi. Ndërsa brenda ditës, si pasojë e sëmundjes, e humbën jetën edhe katër qytetarë të tjerë. Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.








