Shqipëri, 574 raste të reja me koronavirus dhe 6 viktima

Në 24 orët e fundit është ulur ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.  Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 6 humbje jete në spitalet Covid.

Ndërkaq, në orët e fundit është rritur numri i të prekurve krahasuar me një ditë më parë. Sipas ministrisë nga 2682 testime të kryera kanë rezultuar të prekur 574 persona. Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 578.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

LEXO EDHE:

Back to top button