Shqipëri, 656 raste të reja dhe 5 viktima nga koronavirusi
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 3 727 testime, prej të cilëve kanë rezultuar 656 qytetarë të prekur nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se 5 pacientë nuk kanë munudr ta fitojnë betejën me virusin. Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID në Tiranë, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.