Shqipëri, 7 viktima dhe 739 raste të reja me COVID-19

Shtatë pacientë me Covid-19, të moshave 59-79 vjeç kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë raportoi se janë realizuar 3314 teste prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 739 qytetarë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 469 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 ,895 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet e Tiranës po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Tirana vijon të mbetet qarku me numrin më të lartë të rasteve aktivë me 15452 raste, ndjekur nga Fieri me 1974 , Durrësi me 1494, Shkodra 1351 , Elbasan me  1103 raste aktivë…

 

LEXO EDHE:

Back to top button