Shqipëri, 9 viktima dhe 327 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka përditësuar bilancin e pandemisë së COVID-19 për 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve, nga 1472 tamponë të ekzaminuar, 327 janë personat e infektuar nga COVID-19, ndërkohë që janë shtuar edhe viktimat, që janë 9, duke shënuar kështu një rekord.

Me shifrat e sotme, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar në total 21.202 rastet, dhe 518 viktima, kurse për momentin ka 9,438 raste aktive.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button