Shqipëri, 992 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 992 raste të reja me COVID nga 5480 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 4 qytetarë, konkretisht: një qytetare nga Lezha 60 vjeç, një qytetare nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Berati 73 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 79 vjeç.

Janë 12,744 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar.  Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,122 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:

Back to top button