Shqipëri, kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ndryshimet ndalojnë koalicionet parazgjedhore, prag elektoral 1% si dhe lista të hapura. Kandidatët do të mund të ndryshojnë renditjen vetëm nëse arrijnë të marrin minimum sa mesatarja e votave të partisë.

Në nisje të seancës, kreu i Kuvendit Ruçi, vlerësoi se Kuvendi iu afrua maksimalisht të gjitha alternativave të mundshme të forcave politike. Sipas Ruçit, ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor janë të standardeve europiane.

“Kjo seancë është stacioni i fundit i një rrugëtimi të gjatë. Miratimi u vështirësua nga pengesa të paparashikuara, por asgjë se pengoi Kuvendin të ecë drejt mbylljes. Ne as prisnim dhe as kemi insistuar të kemi një konsensus politik për gjithçka. Në një republikë parlamentare konsensusi i plotë është vetëm një ideal, i cili në jetën reale realizohet si një konsensus parlamentar kushtetuese. Dua të falënderoj Këshillin Politik dhe opozitën joparlamentare për hapin e parë të kthimit në sistem”, u shpreh Ruçi në nisje të seancës.

Deputetë të opozitës parlamentare shprehën kundërshtitë e tyre ndaj draftit, pasi propozimet e 7 partive parlamentare nuk u morën parasysh nga mazhoranca.

LEXO EDHE:

Back to top button