Nxënësit nga Luboteni paraqiten para shkollës, kërkojnë mësim me prani fizike

Në Luboten të Shkupit nxënësit së bashku prindërit e tyre sot ia mësynë shkollës për të ndjekur mësimin me prani fizike pasi siç thonë nuk kanë kushte për mësim online. Por, ata nuk hynë në shkollë pasi drejtuesit e shkollës i paralajmëruan me pasojat që mund të përballen nga shkelja e vendimit të qeverisë.

“Këto janë nxënësit nga klasa e katërt e deri në të nëntën që mësimin e ndjekin në Shkollën fillore “ Liman Kaba” në Luboten. Në orën 8 të mëngjesit këta nxënës kanë ardhur në oborrin e shkollës që mësimin duke filluar prej sot ta ndjekin me prani fizike edhe përkundër vendimit të Ministrisë së Arsimit që nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën, mësimin ta ndjekin përmes Platformës nacionale”

Paralajmërimet ishin që fëmijët sot do të hynin nëpër klasa për të ndjekur mësimin të ulur në bankat e shkollës. Diçka e tillë, siç mëson Alsat, nuk ndodhi, për shkak se drejtoresha e shkollës, e cila edhe pse thotë se kanë kushte për realizim të mësimit me prani fizike, ka informuar prindërit se fëmijët nuk mund t’i pranojë, pasi çdo shkelje e vendimeve të Qeverisë sanksionohet. Por prindërit nuk luhaten nga qëndrimi i tyre për bojkot të mësimin online.

Tre fëmijë i kam në shkollë në klasën e tetë, të shtatën dhe të katërtën. Ato kushte ne nuk i plotësojmë dot për online edhe internet është i dobët. Për hapësira ndoshta dikush po, dikush jo. As 5% e nxënësve nuk mund t’i plotësojnë ato kushte që kërkon ministrja për mësim online”-tha Jahi Rexhepi, prind.

Ne i pranojmë edhe sanksionet, vetëm e vetëm që fëmijët të na mësojnë në shkollë… Le të sjellë për secilin nxënës nga një laptop apo mjet për të mësuar në shtëpi dhe nuk është problem”-pohoi Suan Saliu, kryetar i Këshillit të Prindërve.

Kemi vendosur, sepse nuk kemi kushte ne t’i mësojmë fëmijët. Kanë lajmëruar për sanksione, sepse duan t’i shesin kompjuterët, nuk hyjnë në detaje se a kam unë mundësi të blej kompjuter për 5 fëmijë”-pohoi Musli Muhamer, prind.

Pjesëtarë të stafit të Shkollës Fillore “ Liman Kaba”, thonë se ka nxënës që kyçen për ndjekje të mësimit online, mirëpo shtojnë se mungesa e kushteve bën që ai numër të jetë shumë i vogël. Një problem tjetër për t’u zgjidhur është edhe pajisja e mësimdhënësve me mjete punë.

“Shkolla jonë i plotëson kushtet, ndoshta jo 100%, për prezencë fizike. Edhe pse janë trajnuar arsimtarët, pajisjet në shkollë nuk janë të mjaftueshme. Kemi kërkuar nga Komuna që të ndërrojnë rrjetin e internetit. Arsimtarët do t’i pajisin me tableta, mirëpo lind pastaj problemi se si nxënësit dhe prindërit do të pajisen.”

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button