Shqipëri, policia zbulon 27 sera me kanabis

Shqipëri, policia zbulon 27 sera me kanabis

Policia e Shqipërisë ka zbuluar 27 sera me 8 mijë fidanë kanabis, të mbjellë në kubikë. Malësia e Madhe është pjesë e qarkut të Shkodrës. Aksioni është zhvilluar në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në një zonë që ka shërbyer për të nxjerrë materie inerte. Gropën e krijuar nga marrja e materieve inerte, trafikantët e drogës e kanë shfrytëzuar për ndërtimin e serave dhe mbjelljen e fidanëve. Inertet e grumbulluara anash saj besohet se kanë shërbyer për të fshehur serën e ndërtuar. Policia ka bërë të ditur se sera është ndërtuar 20 metra në thellësi të këtij krateri, ndërsa fidanët kanë qenë gati për t’u kultivuar në tokë, pas procesit të rritjes së tyre në kubikë. Policia ka arrestuar një 52 vjeçar, i dyshuar si organizator i kësaj veprimtarie kriminale. Ndërsa po hetohen në gjendje të lirë tre punonjës të Bashkisë së Malësisë së Madhe, konkretisht drejtori i Shërbimit Pyjor, një specialist i Ujësjellësit dhe një hidraulik.

LEXO EDHE:

Back to top button