Shqipëri, protestë e kontrollorëve ajrorë, bllokohet aeroporti “Nënë Tereza”

Në Shqipëri, fluturimet në aeroportin e vetëm ndërkombëtar, “Nënë Tereza” u bllokuan për shkak të një proteste të kontrollorëve ajrorë. Ata kanë kundërshtuar ndryshimin e kontratës së punës në prill të vitit të kaluar, që ka çuar në përgjysmimin e pagave të tyre mujore, dhe kanë deklaruar në bllok paaftësinë për të vijuar aktivitetin për shkak të stresit. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku foli për një grevë ilegale., ndërsa kryeministri për një prapavijë politike, pas së cilës sipas tij qëndron presidenti Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha

Avioni i fundit u ngrit sot nga aeroporti Nënë Tereza në orën 10.30. Më pas të gjitha fluturimet u anulluan. Shkak u bë një protestë në bllok e kontrollorëve ajrorë të cilët lanë mjediset e punës, pas një mosmarrveshjeje disa mujore me drejtuesit e Kompanisë Albcontrol, për shkak të ndryshimeve të kushteve të kontratës që në prill të vitit të shkuar, dhe thuajse përgjysmimit të të ardhurave të tyre mujore, si pasojë e rënies së volumit të punës nga pandemia.

Burimet financiare të Albcontrol-it, nuk varen nga shteti, por nga sasia e fluturimeve që kryhen në hapësirën ajrore të vendit.

Bisedimet e kontrollorëve edhe mbrëmë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, nuk sollën asnjë rezultat. Në bllok, kontrollorët kanë deklaruar paaftësinë e tyre për të punuar, pasi ndihen të stresuar.

Clipp “Në momentin që kontrollorët e trafikut ajror, ndihen në kushtet e paaftësisë për të ushtrar funksionet në mënyrë të sigurtë, ligjërisht janë të detyruar të deklarojnë paaftësiën e tyre për punë. Shkaku i paaftësisë është fakti se ndaj dy kontrollorëve që deklaruan se ishin të paaftë për punë, nisën procedurat për shkarkimin nga puna. Dhe procedurat e shkarkimit nga puna për një kontrollor që respekton një detyrim ligjor, ka prodhuar dhe stresin e gjithë kontrollorëve të tjerë të cilët mendojnë se për shkak të këtij respektimi të detyrimit ligjor, mund të rrezikojnë të hiqen ga puna dh eta. Në këto kushte, të gjithë në mënyrë solidare, janë bindur se janë në kushtet e pamundësisë për të ushtruar në mënyrë të sigurtë funksionet e tyre të kontrollit”, deklaroi avokati i Sindikatës së Transportit ajror Rezart Kthupi

Për ministren Balluku gjithshka lidhet me uljen e pagës mujore nga rreth 4mijë e 4 dollarë në afro 2 mijë e 5 dollarë dhe sipas saj, ajo cfarë ka ndodhur është një grevë e paligjshme

Clipp Pavarësisht se kanë zgjedhur këtë mënyrë, për të thënë se janë të paaftë për të operuar, kjo është një grevë ilegale në thyerje të hapur të kodit të punës, sipas nenit 197/5, sepse janë deklaruar që të gjithë në të njejtin moment. Janë paraqitur të gjithë me të njejtat letra, me të njejtin arsyetim, me stres të madh ndaj presionit financiar të papërballueshëm të jetës, me 2400 dollarë dhe kanë deklaruar paaftësi, duke futur në kolaps sistemin e navigimit ajror në Republikën e Shqipërisë.”

Ministrja Balluku foli për një prapavijë politike, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Më i ashpër ishte kryeministri Edi Rama sipas të cilit bëhej fjalë për një sabotim të rëndë të aktivitetit të aeroportit, duke paralajmëruar se “organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve”.

Zoti Rama drejtoi gishtin ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe presidenti Iir Meta. Ky i fundit, pak ditë më parë kishte pritur përfaqësues të sindikatës së kontrollorëve. Të dy shkëmbyen replika , pasi zoti Meta përmes një statusi bëri të ditur se kishte vënë në dijeni autoritetet për situatën problematike të krijuar, ndërsa kërkoi që kontrollorët të mos ndërprisnin asnjë moment detyrën.

Nga ana e tij kryetari i opozitës Lulzim Basha foli për një lojë të kryeministrit, i cili qëndron sipas tij pas grevës në aeroport, duke e cilësuar si përgjegjësin e vetëm të situatës.

LEXO EDHE:

Back to top button