Shqipëri, shënohen 21 viktima dhe 986 raste të reja me koronavirus

Rekord vdekjesh nga COVID-19 është shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri ku 21 qytetarë kanë humbur jetën. Ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 3 691 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë. Janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 67,158 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1031 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 10,135 vaksinime antivCOVID.

LEXO EDHE:

Back to top button