Shqipëria arrin të vaksinojë rreth 15 mijë persona në ditë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 14 880 vaksinime kundër COVID. Shifra është bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“14 880 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 221 588 vaksinime”, shkruan ministrja.

Aktualisht në Shqipëri po vijon vaksinimi masiv i të moshuarve, gazetarëve dhe efektivëve të policisë, ndërkohë që nga nesër do të nisin të vaksinohen edhe farmacistët. Së afërmi kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar se do të vijojë procesi i vaksinimit për punonjësit e hoteleve dhe fasonerive.

LEXO EDHE:

Back to top button