Në orën 20:00 filloi regjimi i ri i orës policore, do të vazhdojë deri më 20 prill


Me vendim të Qeverisë nga sot filloi ora policore dyjavore prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, ndërsa prej nesër do të mbyllen të gjitha objektet hotelierike, si dhe pjesa e shërbimeve dhe bastoret. Prej nesër do të mbyllen edhe sallat e fitnesit, sallat e sportit dhe ndalohet organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca etj. Masat restriktive do të zgjasin deri më 20 prill. Ky vendim u mor dje në seancën e 63-të Qeverisë me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive.

LEXO EDHE:

Back to top button