Shqipëria ka shpenzuar rreth 29 milionë euro për vaksinimin

Shqipëria ka shpenzuar rreth 29 milionë euro për vaksinimin

Vaksinimi i 1 milion e 152 mijë e 237 personave i ka kushtuar Shqipërisë rreth 29 milionë euro.

Kjo shifër mbështetet në treguesit e monitorimit vjetor të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Vitin e kaluar, për bonusin COVID-19 të mjekëve, infermierëve dhe personelit jo-mjekësor, janë shpenzuar rreth 1,4 milionë euro. Më shumë se dy fish i shpenzimeve të vitit 2020 (650 mijë euro) për bonusin ndaj mjekëve infermierëve dhe personelit jo-mjekësor, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në vitin 2020, shpenzimet për materiale mbrojtëse ndaj COVID-19 që u përdorën në spitale arritën në vlerën e 8,2 milionë eurove. Dhënia e bonusit të mjekëve do të shpërndahej deri në fund të pandemisë.

Nga të dhënat e botimit shkencor online “Our World in Data” në Shqipëri, deri tani është vaksinuar 45,6% e popullatës ku 43% e tyre kanë marrë dozat e plota dhe 2,6% janë vaksinuar vetëm me një vaksinë anti-Covid-19.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë rezulton se deri më 27 prill 2022 nga dozat e vaksinës janë kryer:1 milionë e 293 mijë e 234 doza të para; 1 milion e 230 mijë e 856 doza të dyta dhe 290 mijë e 536 doza të treta. Në total janë kryer 2 milionë e 814 mijë e 626 vaksinime kundër COVID-19.

Në dhjetor të vitit 2021, për vazhdimin e menaxhimit të pandemisë COVID-19 qeveria miratoi marrëveshjen për marrjen hua të 60 milionë eurove nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.

Nëpërmjet kredisë do të financohej blerja e vaksinave, duke përfshirë edhe koston e transportit dhe magazinimit të tyre, punësimi shtesë i mjekëve, infermierëve.

LEXO EDHE:

Back to top button