Shqipëria në San Marino, 3 pikë të detyrueshme

Për herë të parë në histori përfaqësuesja e Shqipërisë, do të zhvillojë një ndeshje zyrtare ndaj San Marinos. Nuk është përballja më epike e mundshme, por është gjithsesi një takim i veçantë. “Kuqezinjtë” do të kenë si kundërshtar përfaqësuesen e venidt të fundit në rendijten e FIFA-s dhe do të zbresin në fushë në një stadium të vogël me kapacitet prej 6.600 spektatorësh në shtetin e  vogël prej 33.600 banorësh.

 

 

Pas humbjes ndaj Anglisë kjo është mundësia më e mirë për “shqiponjat kuqezi” për t’u rikthyer tek fitorja duke e mbyllur këtë stage të parë kualfikues me 6 pikë. Me gjithë respektin, kundërshtari është modest, është në nivel amator, teksa klubi më i njohur që luajnë lojtarët e kësaj përfaqësuese është Çesena në Serinë C italiane.

Kjo është hera e 3-të që Shqipëria do të përballet me San Marinon, dy takimet e shkuara kanë qënë miqësore dhe janë mbyllur me fitore analoge 3-0 për kombëtaren e Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button