Shqipëria ngjitet sonte në skenën e gjysmëfinales së dytë të Eurovisionit
Shqipëria ngjitet sonte në skenën e gjysmëfinales së dytë të Eurovisionit. Për shkak se publiku brenda territorit shqiptar nuk mund të votojë, e gjithë vëmendja dhe shpresa për kualifikim në finale mbetet te votat e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Shqipërinë këtë vit e përfaqëson këngëtari Alis me këngën “Nan”, një këngë me mesazh të fuqishëm për figurën e nënës në familjen shqiptare. Performanca e Alis është vlerësuar si një kombinim i thjeshtësisë së tekstit dhe një motive të thellë muzikor, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Shqipëria synon të kualifikohet në finalen e së shtunës, një garë që sjell në një skenë artistë nga e gjithë Europa dhe më gjerë, duke krijuar një spektakël unik muzikor dhe kulturor./Alsat.mk.







