Shqipëria raporton 16 viktima dhe 494 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 të vdekur dhe 494 raste të tjera pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 120.022, prej të cilëve 2.122 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83.954 dhe raste aktive janë 33.946.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.986 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 526.058 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur procesin e vaksinimit për mësuesit në Tiranë.

Sipas njoftimit të ministrisë, Manastirliu ka deklaruar se vaksinimi po vijon në të gjithë vendin.

LEXO EDHE:

Back to top button