“Shqiponjat” marshojnë në Shkup! Qindra motoçikleta vërshojnë rrugët

Mbi 200 motoçiklistë pushtuan sot rrugët e Shkupit. Bëhet fjalë për motoçiklistë vendore dhe të ardhur nga diaspora. Ndalesa e tyre e parë ishte në Saraj, ndërsa në mbrëmje përfundojnë në Gostivar.

- Advertisements -

YouTube video

“Jemi mësuar që nëpër parqe mbizotëron qetësia, por sot në Parkun e Sarajit dëgjohet ajo që, mund ta quajmë “Simfoni motorësh”, e realizuar nga “ Shqiponjat” e diasporës, së bashku me “Shqiponjat” e Sarajit, të cilët kanë bashkuar forcat për të bërë një organizim paksa ndryshe dhe në njëfarë formë për t’u uruar mirëseardhje më të ngrohtë mërgimtarëve. Prandaj, ne do të hyjmë në “ Parkun e Sarajit” për të parë se çfarë realisht do të ndodhë atje.”

Më shumë se 200 motoçiklistë nga vendi, rajoni dhe diaspora ndaluan në Parkun e Sarajit, pasi kishin parakaluar nëpër kryeqytet. Disa çlodheshin, të tjerë e shfrytëzonin si mundësi për t’u njohur me bashkudhëtarët e tyre. Të gjithë do të qëndronin aty për të ndjekur edicionin e 5-të të  festivalit folklorik të organizuar nga Shoqëria Kulturoro-artistikë “ Shqiponjat”- Saraj.


“Ideja dhe qëllimi ynë si organizatorë ishte që ne të bëjmë diçka që nuk ishte bërë deri tani. Kur ne kontaktuam me grupin, ata na treguan se asnjëherë nuk kishin parakaluar nëpër Shkup dhe bëmë çmos që t’u plotësohet ajo dëshirë. Këtu në Saraj do të jetë si pushim për ato ku do të freskohen, do të argëtohen me kënge e valle dhe pastaj ato vazhdojnë për në Gostivar”, tha Fevzi Ebipi- SHKA “ Shqiponjat”.

76 Motoçiklistë nga Kosova dhe diaspora u takuan në Ferizaj për t’u nisur drejt Shkupit, ku rrugës numri i tyr i prisnin edhe të tjerë motoçiklistë.

“Jemi nisur nga Ferizaji dhe ne e kemi traditë të vizitojmë dëshmorët tanë. Vizituam dëshmorët në Kaçanik dhe morëm rrugën për në Shkup. Pa hyrë në Shkup na pritën shokët tanë dhe bëmë një shëtitje në qytet që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Këtë rrugë kur e kemi filluar ishim 76 motoristë.  Por sa e shoh unë tani janë mbi 200.  Po kemi edhe nipa e mbesa që ata e mbajnë këtë fanellë.  Çun Lajçi më bëri pyetjen përse e keni qëndisur me të bardhë, kur është kuq e zi, si çdo shqiptarë. I thash që e kemi qëndisur për 10 vjetor me të bardh, sepse e mbajtëm me faqe të bardhë.”

“Kam ardhur nga Cyrihu. Kjo është kënaqësi e veçantë. Ja vlen për çdo sekondë, çdo minutë që të jem këtu. Tani e ndiej veten sikur jam në Prishtinë apo Preshevë apo në Mal të Zi.”

Në festivalin në Saraj marrin pjesë Shoqëri Kulturor-Artistike nga shumë qytete në vend, nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button