Shqiptari vret gruan në Greqi, më parë vuante nga probleme të shëndetit mendor
Shqiptari vret gruan në Greqi, më parë vuante nga probleme të shëndetit mendor
Një krim brutal ndodhi mëngjesin e së premtes, më në Volos të Greqisë në një familje shqiptarësh.
Kryefamiljari vrau gruan e tij dhe më pas u arratis. Policia është në kërkim të tij, pasi pas ngjarjes u largua me vrap drejt rrugës Gladstone.
Policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij.
Ishte vajza e viktimës që telefonoi shërbimet e urgjencës e tronditur kur pa nënën e saj të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit, sipas medias vendase.
Autori vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor. Ai ka qenë i kuruar për këto probleme por ende s’dihen shkaqet që nisi sherri në familje.
Banorët e zonës thonë se asnjëherë nuk ka pasur probleme në familjen e tyre dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem me fqinjët.








