Shqiptarja fiton çmimin prestigjioz nga Louis Vuitton, Rama shpreh publikisht krenarinë

Të martën në mëngjes, stilistja shqiptare e veshjeve për gra, Nensi Dojaka u shpall fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj.

Ajo domonoi mes 1,900 aplikantë nga 110 vende të ndryshme të botës, duke fituar shumën prej 300,000 € dhe menaxhimin njëvjeçar nga fondacioni i njohur.

W😍WW😍WW😍W

NENSI DOJAKA fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

Çfarë talenti❤️Çfarë krenarie”, ka shkruar Rama krahas fotove.

Lidhur me këtë sukses, ka reaguar mëngjesin e sotëm, edhe kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka postuar në Instagram një foto të Nensit me çmimin e fituar dhe disa nga punimet e saj.

Shqiptarja u zgjodh nga një juri e udhëheqësve të industries ndërkombëtare të modës, përfshirë Marc Jacobs, Maria Grazia Chiuri të Dior, Kim Jones të Fendi, Virgil Abloh të Louis Vuitton, Stella Mccartney dhe Jonathan Anderson të Loewe.

LEXO EDHE:

Back to top button