Shqyrtohet që nxënësit e vitit të katërt në drejtimin e infermierisë, stazhin ta kryejnë në Kovid-qendra

I pyetur për menaxhimin me kapacitetin e personelit mjekësorë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se për momentin ka personel të mjaftueshëm, por që tashmë janë duke u zhvilluar konsultime për të përcaktuar nëse infermierët nga viti i katërt në shkollën e mesme të mjekësisë do të mund të kalojnë një pjesë të praktikës në qendrat Kovid.

“Gjatë ditës së djeshme kam pasur takim me drejtoreshën e shkollës së mesme të mjekësisë që të shohim nëse ka mundësi që një pjesë e infermiereve nga viti i fundit, viti i katërt, një pjesë të stazhit ta kryejnë në Kovid-qendrat. Ka disa punë administrative që po i shqyrtojmë dje dhe sot, dhe mendoj që ditëve në vijim do të mësohet nëse ky numër i motrave medicinale, të cilat tashmë kanë eksperiencë praktike nga vitet e kaluara, do të mund të na bashkëngjitet”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button