Shtajnmajer: Jemi në krah të Shqipërisë

Shtajnmajer: Jemi në krah të Shqipërisë

Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank Uallter Shtajnmajer sot edhe në Tiranë  kërkoi, që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Europian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces. Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, presidenti gjerman Shtajnmajer përshëndeti frymën europiane mes shqiptarëve. Ai u ndal tek ata që janë skeptikë për Europën, që të vijnë këtu në Shqipëri dhe të “infektohet” nga fryma europiane.

“Më entuziazmon fakti se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj dhe dëshiroj që t’i bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë dyshime për shpirtin evropian që të vij në këtu dhe të infektohen në një fare mënyrë me shpirtin evropian. Punoni së bashku, opozitë dhe qeveri. Rruga drejt BE ja vlen për këtë bashkëpunim. Ju po shkoni drejt anëtarësimit në kushte të vështira. Sulmi i Rusisë në Ukrainë, që ka zhytur Europën në krizë ekonomike. Shqipërinë e ka goditur rritja e çmimit të karburantëve dhe energjisë”, tha Frank Uollter Shtajnmajer, President i Gjermanisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button