Nis protesta në Prishtinë, kërkohet që vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare
Nis protesta në Prishtinë, kërkohet që vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist po mbanë proteste në Prishtinë për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare
Pas vrasjes së mbrëmshme të 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së, është paralajmëruar protestë, e cila tashmë ka nisur.
Nga pamjet që ka siguruar Gazeta Insajderi, shihet se një numër i madh i protestuesëve kanë dalë në sheshin e kyeqytetit.