Tiranë, më 6 dhjetor mbahet samiti i BE-së

Tiranë, më 6 dhjetor mbahet samiti i BE-së

Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka cilësuar të rremë lajmin se 6 dhjetori është një ditë pushimi për administratën në Tiranë për shkak të samitit të liderëve të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Rama komentoi dhe masat e sigurisë që do të ndërmerren për këtë aktivitet duke thënë se ato janë standarde që organizatorët i zbatojnë në çdo vend ku shkojnë. Ndërkohë për 6 dhjetor opozita ka thirru protestë në Tiranë. Kjo datë përkon me ardhjen e liderëve te BE në Tiranë në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor, por kjo nuk e ka ndaluar kreun e PD-së Sali Berishën që të thërrasë protestë, madje ai e ka cilësuar si një mirëpritje për krerët e BE.

“Masat e sigurisë nuk negociohen ato vendosen sipas standardeve nga vetë KE-ja që kudo që ka aktivitete ka masa të tilla. Forcat tona të sigurisë punojnë me organizatorët e samitit që në fakt janë në KE për këtë punë. Kjo nuk është punë opinionesh, bëhet fjalë për masa të rrepta sigurie pasi do të vijnë liderët e BE-së. Për ta, ka masa ekstreme sigurie kudo që lëvizin”, tha Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

“Madhështore. Liderët Europian nuk janë si Edi Rama, janë zgjedhur me votë të lirë. Ata e dinë se nga vota e lirë vendos gjithçka. Gjithçka është në dorë të protestuesve dhe organizatorëve. Në Bulevardin nuk e lëshojmë”, u shpreh Sali Berisha, Kryetar i PD-së./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button