Shtatë shtete të Shengenit ankohen për sistemin e ri të hyrje-daljeve

Periudha e pushimeve ka mbingarkuar pikat kufitare dhe aeroportet nëpër vendet e Zonës Shengen. Pritjet e gjata janë krijuar si pasojë e rregullave të reja për hyrje dalje dhe politikave për monitorimin e lëvizjes. Disa vende anëtare të Shengenit si: Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Malta, Portugalia dhe Zvicra përmes një letre të përbashkët i janë drejtuar Bashkimit Evropian me sqarime mbi vështirësitë e funksionimit. Sipas letrës që i është drejtuar eurokomesarit të për punë të brendshme, Magnus Bruner sistemi “Etnry-Exit” ka vështirësi në funksionim dhe duket akoma kohë për t’u zbatuar.

Vendet e lartpërmendura nuk kanë kërkuar abrogimin e mekanizmit, por mundësinë që në periudha fluksi dhe ngarkesa të pikave kufitare të ekziston mundësia e suspendimit të kontrollit digjital. Sistemi i ri “EES” hyri në fuqi në janar të këtij viti dhe ka për qëllim identifikimin elektronik të udhëtarëve që jetojnë brenda dhe jashtë zonës Shengen.

LEXO EDHE:

Back to top button