Mickoski: Pavarësisht krizave globale, do ta mbrojmë standardin e qytetarëve
Kryeministri Hristijan Mickoski e vlerëson si arritje të suksesshme uljen e inflacionit sipas parametrave të muajit qershor. Sipas tij, kjo vjen si rezultat i menaxhimit të mirë dhe është ulja më e dukshme krahasuar me vendet e rajonit. Mickoski tha se pavarësisht zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, Qeveria është e gatshme të zbaton masa që do ta ruajnë standardin e qytetarëve.
“Në qershor arritëm ta ruajmë niveli më të ulët krahasuar me gjitha shtetet në rajon. Më së shumti më gëzon fakti se inflacioni të ushqimi është 2,5 ndërsa te mbathjet 2,1 për qind. Deri në 3,4 ndikojnë produktet e duhanit dhe alkoolit përfshi këtu edhe transportin si shkak i shtrenjtimit të derivateve”. – Hristijan Mickoski, Kryeministër.








