Unitet në skenë, mosmarrëveshje pas kuintave: NATO përballet me sfidat financiare
Gazetare: Amila Rashiti
Presidenti i SHBA Donald Trump, la samitin e NATO-s që përfundoi një ditë më parë me “shumë dashuri në dhomë”. Samiti që filloi me ethe për të ardhmen e aleancës zbuti zemrën e presidentit amerikan. Pjesëmarrësit i quajti njerëz me zemër të mirë.
Sapo përfunduam një samit shumë të suksesshëm të NATO-s. Vetëm dua të them se kishte shumë dashuri në atë dhomë. Mediat arritën të na shohin por jo të na dëgjojnë në fjalime. Aty kishte shumë njerëz të mençur që kanë zemër shumë të mirë. Nëse ka një fjalë që mund ta them sot, është unifikimi. – Donald Tramp, President i SHBA-së.
Por po të njëjtën ditë, pak më herët, Tramp e quajti Spanjën partner të keq për shkak të dështimit për të marrë pjesë në angazhimet e saj në NATO për mbrojtje të ndërsjllë.
“Spanja është një çështje e humbur; ne nuk duam të bëjmë asnjë lloj biznesi apo tregtie me të. Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO; ata nuk marrin pjesë, nuk paguajnë dhe unë nuk dua të kem asnjë lidhje me Spanjën.” – Presidenti i SHBA, Donald Trump.
Zyrtarët spanjollë të mërkurën e hodhën poshtë kërcënimin e Trump si “punë si zakonisht” për stilin e tij agresiv të politikës së jashtme.
Në prag të samitit në Ankara, vendet anëtare të Aleancës druanin nga qëndrimet e presidentit Tramp që vendosnin në pikëpyetje të ardhmen e Aleancës.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutt gjatë samitit të mbajtur në Ankara të Turqisë ka konfirmuar informacionin se samiti i ardhshëm i Aleancës Veri-Atlantike në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë. Shqipëria për herë të parë që nga antarësimi në 2009 do të jetë nikoqiri i 32 vendeve anëtare të NATO. Informacionin e ka konfirmuar edhe kryeministri i Shqipërise, Edi Rama. /Alsat.mk








