Shtëpia e Bardhë prezantoi një plan gatishmërie dimërore për Covid

Shtëpia e Bardhë prezantoi një plan gatishmërie dimërore për Covid

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot Planin e Përgatitjes për Covid-in dimëror, i cili ofron teste dhe vaksinime falas në shtëpi në të gjithë SHBA.

Në deklaratë thuhej se, “ndonëse Covid nuk është forca përçarëse që ishte dikur, virusi vazhdon të evoluojë”, dhe të dhënat më të fundit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se rastet e reja të shtrimit në spital dhe numri i vdekjeve janë rritur ditët e fundit.

Tutje në deklaratë thuhet se duke filluar nga sot, përveç vendndodhjeve tashmë ekzistuese të testimit falas, të gjitha familjet amerikane do të mund të porosisin edhe një herë katër teste në shtëpi për Covid që do të mund t’i marrin falas me postë.

Po ashtu thuhet se në të gjitha vendet ekzistuese të testimit dhe shpërndarjes së testeve, Shtëpia e Bardhë shtoi programe të reja duke përfshirë dërgimin e testeve falas në shtëpi në më shumë se 6.500 objekte të banimit të moshuar të menaxhuara nga Departamenti i Strehimit dhe Zhvillimit Urban.

Në njoftim thuhet gjithashtu se administrata e presidentit amerikan Joe Biden po zgjeron gjithashtu programin për të shpërndarë teste falas në rreth 500 banka të mëdha ushqimore, në mënyrë që ato t’i shpërndajnë ato te njerëzit në komunitetet e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button