“Shtëpia e Punëtorëve”, LSM-ja paralajmëron protestë

“Shtëpia e Punëtorëve”, LSM-ja paralajmëron protestë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) paralajmëron protestë më 2 dhe 8 prill para Gjykatës Supreme për shkak të vendimit për konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve. LSM thotë se inkurajon gjykatësit që të ndryshojnë vendimin e turpshëm për konfiskimin e Shtëpisë së Punëtorëve dhe dhënien e saj shtetit. Në rast se ka nevoje do të nënshkruajnë jo vetëm 17 anëtarët kryesorë të sindikatës, por edhe të 70 mijë anëtarët e tjerë, tha kreu i LSM-së Sllobodan Trendafilov. Ndërkohë më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punës Lidhja e Sindikatave do të organizojë protestën tradicionale, e cila do të përcjellë porosinë se punëtorët presin të paktën 450 euro pagë minimale në 100 ditët e para të qeverisë së re dhe kthimin parave për ushqim dhe transport.

“Presim që Gjykata Kushtetuese si organi më i lartë në vend, në gjykatën të cilën për fat të keq nuk ka askush të drejtë në ankesë kushtetuese dhe i japim mbështetje të plotë që atë vendim ta merr sa më shpejtë të jetë e mundur për të mos u vënë në situatë që as ne si organizata e as punëtorët dhe qytetarët të mos kenë ku të kërkojnë drejtësi nëpër gjyqësor, posaçërisht në kësi vendime të turpshme. Vendimi i Gjykatës Supreme është e para në periudhë 30 vjeçare në dëm të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë”, deklaroi Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button