Shtetas të Kosovës dhe Kubës kanë shkelur Ligjin për të Huajt në Maqedoninë e Veriut

Inspektorati i Punës gjatë kontrollit të një objekti ndërtimor në Shkup dje ka konstatuar se 10 persona, shtetas të Kosovës, punojnë në kundërshtim me rregulloret ligjore. Sipas të dhënave të MPB-së, punonjësit e policisë së Departamentit për Krime Ndërkufitare, Migrim, të Huaj dhe Ripranim në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit të Punës, kanë konstatuar këto parregullsi gjatë një kontrolli. të një objekti në rrugën “Partenij Zograf” në Shkup.

“Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur 10 persona shtetas të Kosovës, të cilët po kryenin punë ndërtimore. Pas kontrolleve plotësuese është konstatuar se personat kanë bërë shkelje të Ligjit për të Huaj dhe kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse kundërvajtës në pajtim me nenin 217 të Ligjit për të huajt, ndërsa personit juridik do t’i drejtohet kallëzimi përkatës nga Inspektorati i Punës”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se dje nuk janë respektuar dispozitat e Ligjit për të huajt në një rast tjetër të regjistruar në Kavadar.

“Policët e stacionit policor të Kavadarit kanë kontrolluar autobusin me targa të Shkupit, në pronësi të një kompanie transporti nga Shkupi, ku janë gjetur dy persona – mërgimtarë nga Kuba. Është konstatuar se personat kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vend. Ata janë ndaluar dhe ndaj tyre është përgatitur procesverbal për kundërvajtje në pajtim me nenin 147 të Ligjit për të huajt, pas së cilës do të dëbohen nga vendi”, njoftojnë nga MPB.

 

LEXO EDHE:

Back to top button